Deri të mërkurën, do të jetë mot i qëndrueshëm,i thatë dhe relativisht i nxehtë për këtë periudh kohore të vitit,përcjell Fol.

Në mëngjes do të ketë mjegull ndërsa gjatë ditës do të ketë vransira të moderuara. Nën ndikimin e një vale të lagështis, të enjten do të jetë me re dhe shi të rastit, ndërsa në malet e larta do të bie borë. Pasdite në pjesën perëndimore do të ketë shi, deri në fund të ditës do të zgjerohen në pjesën më të madhe të vendit, por më intensive do të mbetet në pjesën perëndimore.

Të premten, reshjet do të jenë të dobëta dhe të lokalizuara, por do të jetë më ftohtë dhe do të ketë borë në vendet malore më të larta, veçanërisht në perëndim. Moti i qëndrueshëm, i thatë dhe me erë pritet gjatë fundjavës.