Cila anë e trurit të juaj është më aktive, dhe çfarë do të thotë kjo, mund ta zbuloni me ndihmën e një testi të thjesht. Shikoni ilustrimin dhe thoni cila fytyrë në të është më e lumtur, e majta apo e djathta.

Te çdo njeri njëra gjysmë e trurit është më dominonte, dhe pikërisht kjo përcakton se si mendojnë, cilat janë prioritetet në jetë, a janë më tepër të logjikshëm apo kreativë…. Për shembull, njerëzit te të cilët pjesa e majtë është më aktive janë më të logjikshëm, kanë mendimit analitik, janë objektivë. Nga ana tjetër, ata te të cilët dominon pjesa e djathtë e truri janë më tepër intuitivë, mendimtarë dhe subjektivë.

Truri i ka dy sfera, dhe secila kryen një varg rolesh. Të dy anët komunikojnë në mes veti duke falënderuar korpus kalosum’i, grupit të fijeve nervore, lidhjes më të rëndësishme në mes dy gjysmave.

Pjesa e majtë e trurit udhëheq me pjesën e djathtë të trupit, ndërsa pjesa e djathtë me të majtën. Sipas Bruno Dubuc, shkencëtar neurologjik nga Universiteti McGill në Montreal në Kanada, gjërat janë më të komplikuar kur është fjala në shikim. Nervat nga ana e majtë e të dy syve lidhen me pjesën e majtë të trurit, ndërsa nervat e pjesës së djathtë të syrit me gjysmën e djathtë të trurit.

Cila anë e trurit është më aktive te ju, dhe çfarë do të thotë ajo, mund të zbuloni me ndihmën e testit të thjesht.

Shikoni ilustrimin dhe tregoni se cila fytyrë është më e lumtur, e majta apo e djathta:

Fytyra e majtë

Te ju është më aktive pjesa e majtë e trurit gjë që ju bënë me të aftë në zgjidhjen e detyrave të cilat përfshijnë logjikën, gjuhën dhe mendimin analitik. Pjesa e majtë e trurit është më e mirë në gjuhët, logjikë, zgjidhje të krizave, në numra dhe në arsye.

Fytyra e djathtë

Te ju është më dominuese pjesa e djathtë, dhe kjo tregon se ju gjendeni shkëlqyeshëm në detyrat ekspresive dhe kreative. Disa nga aftësitë të cilat janë të lidhura me pjesën e djathtë të trurit janë, njohja e fytyrave, shprehja e emocioneve, leximi i emocioneve, muzika, ngjyrat, imagjinata dhe kreativiteti.