Moti në Maqedoni do të jetë me diell ,me vransira dhe erë të moderuar nga jugu,ndërsa në disa vende mund të ketë dhe mjegull,përcjell Fol.

Në pjesën perëndimore në fund të ditës do të ketë një rritje të vransirave dhe në orët e mbrëmjes dhe gjatë natës do të ketë reshje lokal të shiut.

Temperatura do të shkojë nga shtatë deri në 13 gradë. Në Shkup do të jetë me diell me vransira dhe erëra të moderuara nga jugu.Temperatura do të arrijë deri në tetë gradë.

Të enjten, nën ndikimin e një valë të lagështis moti do të jetë i vrenjtur me reshje të rastit, dhe në malet e larta do të ketë borë. Reshjet do të fillojnë në pjesët perëndimore ku do të jenë më intensive (lokale rreth 20 l / m2) dhe deri në fund të ditës ata do të zgjerohen në pjesën më të madhe të vendit. Do të fryjë një erë e fortë në pjesën jugore. Të premten do të ketë shi dhe borë në vendet më të larta në pjesën perëndimore.
Nata e Vitit të Ri pritet të jetë e qëndrueshme, e thatë, relativisht e ftohtë dhe me erë./fol.mk