Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht me vranësira dhe të reshura të përkohshme të dëborës, në pjesët lindore dhe jugore paradite më intensive. Shtresa e borës nga kjo valë e reshjeve gjithkund do të rritet, vende-vende për 20 deri në 30 cm. Në perëndim të reshurat paradite gradualisht do të ndalen, ndërsa deri në fund të ditës do të përfundojnë edhe në lindje.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej -6 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa e ditës prej -3 deri në 2 gradë Celsius.

Në Shkup mot i ngjashëm, kryesisht me vranësira me borë të përkohshme. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në -2 gradë Celsius, ndërsa e ditës do të rritet deri në 0.

Të premten dhe gjatë uikendit moti do të jetë stabil, ndërsa temperaturat e mëngjesit do të jenë në rënie.