Intensifikimi i bashkëpunimit midis MPB-së dhe SHA “Postat e Maqedonisë së Veriut” është një nga temat në të cilat u bisedua në takimin e sotëm të ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski me drejtorin e përgjithshëm Jani Makraduli, informon Zhurnal.mk

Nga MPB-ja kumtojnë se të dy palët e theksuan nevojën nga formimi e një grupi pune që do të merrte parasysh të gjitha pengesat e mundshme për shpërndarjen e dokumenteve personale tek qytetarët në adresë të shtëpisë, si dhe për sfidat dhe udhëzimet e mundshme për ringjalljen e tregtisë elektronike.

“Ministri Spasovski e theksoi mbështetjen nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme, si deri më tani, me qëllimin e vetëm, që qytetarët të marrin dokumente personale më shpejt dhe në mënyrë më efikase në adresë së shtëpisë,” theksohet në kumtesën e MPB-së.