Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë sapo ka arrestuar prokurorin e Prokurorisë Speciale Publike.

Deri tani nuk dihen më shumë informacione. Prokurori tani gjendet në stacionin policor Beko, në qendër të Shkupit.

Më herët Katica Janeva informoi se e kanë larguar prokurorin e kësaj prokurorie nga objekti i DSK-së dhe ajo ka shkuar në MPB të shohë se për çfarë arsye e kanë larguar nga objekti.

Para gazetarëve ajo tha se do të padis disa persona, në mes të cilëve edhe: zëvendësministri Oliver Andonov, drejtori i Birosë për Siguri Publike Mitko Çavkov dhe drejtori i DSK-së Vladimir Atanasovski.