MPB Maqedoni informon se në periudhën prej datës 21.03.2022 deri më 27.03.2022, kan; kryer aksion kontroll në territorin e gjithë shtetit për sanksionimin e mosplotësimit të kushteve të parapara për errësimin e xhamave të automjeteve.

Nga MPB thonë se gjatë kontrollit janë sanksionuar 44 pjesëmarrës në trafik.

“Për të gjithë shkelësit janë përgatitur parashtresat e duhura. Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të kontribuojmë së bashku për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.