Gjatë 24 orëve të kaluara në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut lidhur me masën për mosmbajtjen e mbrojtjes personale të fytyrës, janë regjistruar 271 shkelje, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.

MPB-ja apelon deri te qytetarët që t’i respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria me qëllim të ballafaqimit me Kovid-19.