Ministria e Punëve të Brendshme mbrëmë informoi se kryetari i Komunës së Demir Hisarit, Marjançe Stojanovski, është ftuar në bisedë informative për shkak të një video-inçizimi që u paraqit në internet.

Nga MPB thonë se Stojanovski në internet ka deklaruar se inçizimi që u përhap në internet është nga protestat në Shkollën Fillore “Goce Dellçev” në Demir Hisar, që kanë ndodhur në mesin e janarit gjatë këtij viti.

MPB shton se Stojanovski ka thënë se protestat janë mbajtur për shkak të ndryshimit të dy mësueseve.

“Pas urdhërit të Prokurorisë, Stojanovski është liruar në orën 20:30, ndërsa në lidhje me këtë rast do të ftohen disa persona për bisedë zyrtare, me qëllim që ky rast të zbardhet deri në fund”, përfundojnë nga MPB.

Përndryshe, në videon e publikuar mbrëmë shihej se Stojanovski kërcënonte të punësuarit në shkollë se i përgjon bisedat telefonike të tyre./Telegrafi/