Në Gjykatën Penale sot duhet të vazhdojë gjykimi për ish-ministren e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska në procedurën e ndarë për rastin “Tank” të Prokurorisë Speciale Publike.

Në seancën paraprake janë dhënë dëshmi me shkrim. Para fillimit të gjykimit, avokati i mbrojtjes Boro Tasevski kërkoi që ekspozimi i dëshmive materiale të kryhet me prezantimin e tyre për dallim nga ajo paraprake kur u lexuan vetëm titujt nga lista e dëshmive. Sipas mbrojtjes, kërkesa ka për qëllim që të gjitha në mënyrë esenciale të fillojnë me dëshmitë materiale.

Prokurori publik Stefço Donev tha se propozimi i tillë ka për qëllim vetëm të shtyhet procedura, duke theksuar se mbrojtja nuk e konteston përmbajtjen e dëshmive materiale, por vetëm mënyrën e prezantimit.