Ministri i jashtëm serb Ivica Daçiq ka frikë që shovinizmin e tij të shpreh ndaj fuqive të mëdha të cilat e kanë pranuar Republikën e Kosovës si shtet andaj filloi konfrontimin e tij me vendet e vogla në Europë, bën të ditur Zhurnal, kështu informojnë nga Ministria e jashtme e Maqedonisë pas deklaratave të fundit të shefit të diplomacisë serbe duke pyetur se pse Maqedonia merr pjesë në organizatat ndërkombëtare nën referencën IJRM e jo me emrin kushtetutes, transmeton Zhurnal.

“Të pyesim kështu Daçiqin pse kështu nuk konfrontohet me vende që e kanë njohur Kosovën, si Gjermania SHBA, Britania e Madhe, Franca, Italia me të cilët kanë pasur edhe mbledhje të përbashkët qeverie. Pse ai mban takime me kolegët e tij të këtyre vendeve, pse bisedon me vendet e BE ku 80% e tyre e kanë pranuar Kosovën, pse mundohet të ketë raporte të mira me Merkelin, Oland e May dhe ministrat e jashtëm të këtyre vendeve të cilat e kanë njohur Kosovën? Pse pikërisht tash para zgjedhjeve presidenciale në Serbi ju kujtua të konfrontohet me vendet si Mali i Zi e Maqdonia, mos ndoshta ka frikë që shovinizmin e tij ta shpreh ndaj 134 vendeve tjera dhe fuqive të mëdha?”, pyesin kështu nga MPJ.