Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi se prej sot gjithë informacionet për udhëtimet zyrtare të ministrit dhe gjithë të punësuarve do të jenë publike dhe në dispozicion të qytetarëve.

Sipas kumtesës së MPJ-së, me vendim të zv.ministrit nga 14 shkurti i këtij viti gjithë këto informacione ishin shpallur si të klasifikuara.

Më tej në kumtesën e MPJ-së, thuhet se është angazhuar për transparencë të plotë para qytetarëve dhe opinionit të gjerë për mënyrën e si se harxhohen paratë e taksapaguesve./Telegrafi/