Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë sot i ka porositur politikanët në rajon që “të fokusohen në zgjidhjen e problemeve të qytetarëve të tyre, në vend që të përzihen në punët e brendshme të Maqedonisë”.
“Ua rikujtojmë se në Maqedoni ka përfaqësues të zgjedhur nga qytetarët. Ata janë faktorët e vetëm legjitim për sjelljen e vendimeve. Do ë ishte mirë që koncepti i Maqedonisë për integrim multikulturor në shoqërinë e bazuar në vlera evropiane, ta zbatojnë edhe shtetet fqinje. Politikanët nga shtetet fqinje të cilët vazhdimisht tentojnë që ta tërheqin vëmendjen nga problemet e shtëpisë, zjarrvënie të qëllimshme te fqinjët, shkojnë kundër vlerave evropiane. Gjithsesi se është më tërheqëse për to që të merren me vendet fqinje, në kushte kur rëndë përballen me problemet reale të qytetarëve të vendeve të tyre. Megjithatë, për të gjithë do të jetë më mirë që të përkushtohen ndaj reformave që u janë mjaft të rëndësishme përpara se të ëndërrojnë për lidership dhe të krijojnë ndarje ne rajon”, thonë nga MPJ e Maqedonisë.
Nga atje gjithashtu thuhet se përzierja në punët e brendshme të Maqedonisë është e kotë.
“Nuk kemi qëllim të veçantë që të lëshohemi në analiza në lidhje me atë se kush dhe për çfarë qëllimesh po përzihet. Do t’i kishin udhëzuar të gjitha palët e interesuara që ta respektojnë sovranitetin e Maqedonisë dhe vullnetin e qytetarëve. Ata janë kompetentë për sjelljen e vendimeve në shtet. Maqedonia ngelet e përkushtuar në qëllimet dhe parimet e veta. Praktika na ka treguar se zgjidhjet e mira për vendet patjetër duhet të burojnë nga interesat e qytetarëve tanë. Qëndrimi i tillë është edhe në funksion të integrimit evropian të vendit. Vetëm Maqedonia efektive dhe sovrane mund të kontribuojë në projektin që në formë masive është përkrahur nga qytetarët tanë”, thonë nga MPJ.
Përplasjet diplomatike nëpërmjet kumtesave, kohës së fundit kanë filluar të shpeshtohen. Fushata e partisë në pushtet VMRO-DPMNE-së kundër “fuqive të huaja që nuk ia duan të mirën shtetit”, ka filluar të institucionalizohet.
Reagimi i MPJ-së së Maqedonisë vjen pas deklaratës së djeshme të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili tha se Maqedonia duhet ta ndërrojë qëndrimin e saj ndaj shqiptarëve që jetojnë atje, pasi që shqiptarët nuk janë pakicë po faktor shtet-formues për mbijetesën e Maqedonisë, transmeton Portalb.mk.
Daciq Maqedonisë: Nëse ju ofendon IRJM, pse qëndroni në KB, BE, OSBE dhe Këshillin e Evropës?
Më parë për situatën e brendshme në Maqedoni, por edhe për çështjen e emrit me Greqinë, ka reaguar edhe shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daciq, i cili tha se Serbia nuk duhet ta pranojë Maqedoninë me emrin kushtetues pasi që nëse autoriteteve të Shkupit u pengon referenca IRJM, atëherë ata pse qëndrojnë në OKB, BE, NATO, Këshillin e Evropës dhe OSBE.
Cipirase quan “akt armiqësor” vendimin e Çekisë për mbështetje në kufirin Greqi–Maqedoni
Kryeministri grek, Aleksis Cipiras, të martën i akuzoi autoritetet maqedonase për irredentizëm dhe tha se me qëndrim të tillë nuk mundet që të gjendet zgjidhje për emrin.
Pavllopullos: Insistimi për emrin “Maqedoni” është falsifikim i historisë greke
Në lidhje me çështjen e emrit disa herë ashpër ka reaguar edhe presidenti i Greqisë, Prokopis Pavllopullos duke thënë se “Maqedonia nuk do të bëhet pjesë e familjes evropiane derisa insiston që ta shfrytëzojë vetëm atë emër dhe të shpërndajë irredentizëm”.
Sipas Pavllopullos, qëndrimi i Maqedonisë që të insistojë vetëm në emrin vetëm “Maqedoni” është “provokim dhe falsifikim i historisë greke”.
Sulmet e VMRO-DPMNE-së kundër Bejlit, vjen reagimi zyrtar nga Stejt Departamenti Amerikan
Mediat e afërta me partinë e Nikolla Grueskit, ditët e fundit nisën dhe fushatë kundër ambasadorit të SHBA-së në Maqedoni, Xhes Bejli, duke e akuzuar të njëjtin se po mban anë politike. Sot Stejt Departamenti Amerikan doli me qëndrim, duke thënë se plotësisht e përkrahin punën e ambasadorit Bejli dhe se ka besim në të. Ata i rekomanduan Maqedonisë që të merret me reformat dhe obligimet për sundimin e ligjit dhe proceset për euro-integrime.
Intelektualë, analistë e profesorë kundër retorikës së VMRO-DPMNE-së ndaj diplomatëve të huaj
Intelektualë, profesorë universitarë, analistë, ish funksionarë dhe diplomatë, nëpërmjet një letre të dërguar deri te Kongresi i SHBA-së dhe Komisionit Evropian sot kanë shprehur mbështetje për ambasadorët e huaj në Maqedoni dhe njëkohësisht i dënojnë sulmet e partisë në pushtet VMRO-DPMNE, e cila kohës së fundit e ka ashpërsuar retorikën kundër ambasadorit të SHBA-së, Xhes Bejli.