Shpresojmë se kjo do të thotë hapje të një kapitulli të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve dhe dy popujve, thonë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë në komunikatën, në të cilën, siç informon korrespodenti i MIA-s nga Athina, e përshëndesin vendimin e Qeverisë së Maqedonisë, që t’i riemëtrojë autostradën dhe aeroportin.

“E përshëndesim vendimin e sotëm të Qeverisë së ish-Jugosllavisë që Republika e Maqedonisë ta riemërojë aeroportin në Shkup në ‘Aeroporti ndërkombëtar i Shkupit’, si dhe autostradën që lidh Shkupin me kufirin grek në ‘Autostrada e miqësisë’. Vendimi i sotëm është hap pozitiv për kthesë të asaj që është bërë në dekadën e kaluar dhe kishte prishur marrëdhëniet mes dy vendeve. Ky është zhvillim i rëndësishëm në drejtim me menaxhimin me irredentizmin dhe shpresojmë se do të thotë hapje të kapitullit të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve dhe dy popujve”, kumtojnë nga MPJ greke. /Fol/