Dokumentet që kanë të bëjnë për udhëtimet zyrtare të të punësuarve në Ministrinë e Punëve të Jashtme (MPJ) me vendim të ministrit sërish kategorizohen si informatat me karakter publik

Siç informojnë, ministri Nikolla Dimitrov me vendin të muajit të dymbëdhjetë e ka shkëputur vendimin paraprak të zëvendësministrit për Punë të Jashtme nga 14 shkurti për klasifikim të të gjitha dokumenteve të cilat lidhen me udhëtimet zyrtare të ministri dhe të punësuarve në këtë MPJ.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme thonë se vendimi është rezultat i përkushtimit të MPJ-së për transparencë të plotë ndaj qytetarëve dhe opinionit të gjerë në Republikën e Maqedonisë dhe llogaridhënie e këtij resori për obligimet tatimore.