Për shkak të transparencës dhe llogaridhënies më të madhe Ministria e Punës dhe Politikës realizoi azhurnim të ueb-faqes zyrtare www.mtsp.gov.mk me të dhëna të cilat, siç thonë nga Ministria, deri tani nuk ka qenë praktikë që të jenë të hapurа për opinionin.

Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informojnë se azhurnimi i ueb-faqes është në pajtueshmëri të vendimit qeveritar me të cilin institucionet kanë qenë të detyruara që publikisht përmes ueb-faqeve zyrtare të publikojnë 21 dokumente, nga sfrat e punës për të cilët janë kompetentë, me të gjithë të dhënat e rëndësishme për opinionin (kontakte, normativa, shërbime..)