Të nderuar, kolegë, udhëheqës prindër, fëmijë nuk e di edhe sa do të heshtim në lidhje me mbingarkimin e nxënësve në shkollat fillore të R.M-së, mbingarkimin e arsimtarëve etj…

Para disa muajve deklaruan se do të bëjnë ndryshime në arsimin fillor. U gëzuam ne dhe gjithë opinioni, por më së shumti nxënësit. E dini se fëmijëve  ua kemi vjedhur fëmijërinë, lojën, argëtimin, kohën e lirë!

Me orë të stërzgjatura, me detyra shtëpie, me projekte…ua kemi deformuar boshtin kurrizor me çanta mbi 7 kg…

Më pas ndryshoi, do të ketë mësuese mentor! Për tu habitur, njëri më i mençur ( punëtor), tjetri jo. Nuk të bën përvoja mësues më të aftë”( përvoja e bën të veten)”  por mësimi i vazhdueshëm, ndjekja e inoviteteve, ndryshimi, pranimi dhe realizimi i të resë më të mirë në vetëmësim. Çdo mësues është i aftë për punën që bën, nuk kam dyshim tek kjo pjesë.

Duam shkolla si në Europë, mësim tërditor, por me 2 ose 3 ndrime ka logjik kjo! Me një mësuese i cili duhet të realizoj 29 orë në javë! Me një pagë të mjerueshme më të ulët në Europë! Me kualifikime adekuate dhe me  doktoratura, përsëri paga të njëjta! Ku është  motivimi i mësuese për tu arsimuar ende? Ku seminaret mbahen në hotele për larje parash, vetë për sy e faqe. A kanë nevojë mësuesit për ngritje profesionale, ka sende që i brengos aao, a duan të mësojnë si të bëhen më të suksesshëm?

Bëhen seminare si t’ju teket pa hulumtime, pa pyetur në teren mësuesit. Por më e keqja është sa jemi ne mësuesi të përgatitur për gjithë lëndët, apo nevoja na ka shty që të hulumtojmë, përgatitemi  pa ndalë në të gjithë lëmit të cilët shtohen, hiqen kur ju teket dikujt.

Prandaj mora guximin që të parashtroj disa pyetje në lidhje në adresat e duhura për  këto çështje që do ti përshkruaj më poshtë:

  1. I nderuar Minstër, psikolog, pedagog, akademik, a jeni të informuar se një nxënës në : I-Kl-I-III- ka përafërsisht 29 orë në javë, kl- IV ka 33 orë në javë, Kl-V  ka 34 orë… Fëmijët 9-10 vjeçar pra 34 orë në javë!
  2. Sa orë kanë nxënësit në shkollat e mesme, në krahasim me nxënësit e moshës 9-10 vjeç?
  3. Nëse jeni të informuar atëherë Ju lutemi, keni kërkuar mendim nga njerëzit adekuat për orët përkatëse, sa nxënësit përfitojnë, apo veç humbin kohë në këtë moshë të vogël?
  4. Nëse keni konsultime adekuate, keni bërë hulumtim prej vitit 2006 kur ndyshoi ligji për arsim fillor deri në vitin 2018?
  5. Cilët janë të mirat e këtij sistemi aktual dhe cilat janë anët negative?
  6. Si do të veproni në të ardhmen, do të futni në fuqi ligje pa pilot projekte?
  7. Çfarë akademikësh ftoni për përpilimin e këtij projekti, apo të njëjtët akademik për gjithë ndryshimet,…?

Për ndryshime duhet të ftoni mësuese  të vyeshëm të cilët punojnë në teren, akademik, psikolog…prind!

  1. Sa është koncentrimi i nxënësve në mësim për 34 orë mësimore në javë tek fëmijët 9-10 vjeç?
  2. Sa peshojnë çantat e tyre?
  3. Sa prej tyre kanë dëmtime në boshet kurrizore?
  4. Çfarë kushtesh mësimore kanë?
  5. A kanë libra gjithë nxënësit?
  6. A janë librat adekuat?
  7. Kush i përpilon dhe kontrollon librat?
  8. A kanë kabinete në të gjithë shkollat si në Europ?
  9. Sa kemi arrit që nxënësi të jenë të suksesshëm?
  10. Mbingarkimi i mësuesve në mësim?
  11. Sa është paga shtesë e mësuesve që kanë mbi 21 orë mësimore?
  12. Çfarë inspektorësh ka në teren (inspektor partiak)?
  13. Me çfarë instrumentesh jo adekuate vlerësojnë inspektorët?
  14. Çfarë shkollash kanë Ato ?
  15. Sa këshilltarë ka në teren?
  16. A janë këshilltarë të lëndëve adekuate?
  17. Kur do të ketë pagën e duhur një mësimdhënës?
  18. Ka edhe shumë pyetje që duhet të shtjellohen, por do ta përmbylli me:

Tani shumica e prindërve punojnë, ku i lënë fëmijët e tyre të moshës 6 -10 vjeç, kush kujdeset për to… Sa orë nuk takohen me prindërit…

Ka ardhur koha për mësim tërdior por me sistem tjetër, në të gjithë rajonet e vendi jo vetëm në kryeqytet..

Koleg/e të nderuar ndoshta nuk kam arrit të përfshi të gjitha ato pyetje që na brengosin, por të paktën disa.

Shpresoj se ndoshta ndonjë medium do të shpalos dhe mbaj emisione adekuat në lidhej me këto probleme.

Duam arsim cilësor, adekuat dhe progresiv për nxënësit dhe për Ne.

Në fund dua të mbështes studentët për guximin e marrë:

-Ju prift e mbara deri në realizimin e kërkesave tuaja dhe mos lëshoni pe, me ju gjithë populli është.

“ Nëse mendoni se shkollimi  është i shtrenjtë, shikoni se sa shumë do t’ju kushtojë injoranca”

Barack Obama

Me respekt: Mr. Rabije Osmani