MSH-ja ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë bërë 1173 testime, kurse janë regjistruar 134 raste të reja me COVID-19. Në Shkup – 97, Tetovë – 11, Resnjë – 7, Kumanovë – 5, Strugë – 3, Kërçovë – 2, Krushevë – 2 dhe nga 1 rast në Prilep, Veles, Manastir, Kavadar, Vallandovë, Kratovë dhe Negotinë.

Sot ISHP-ja ka regjistruar 34 pacientë të shëruar, prej të cilëve vetëm në Kumanovë 23.

Kanë ndërruar jetë 8 persona, 5 nga Shkupi, dy nga Tetova dhe një nga Kumanova.

Në Klinikën Infektive kanë ndërruar jetë 3 persona nga Shkupi, një 68 vjecar, një 65 vjecare dhe një 73 vjecare.

Në Spitalin “8 Shtatori” kanë ndërruar jetë dy persona nga Shkupi, të dy të moshës 77 vjecare. Në Klinikën e Urologjisë ka ndërruar jetë një pacient 68 vjecar Kumanova.

Në Spitalin Klinik të Tetovës kanë ndërruar jetë 2 persona një 67 vjecar dhe një 71 vjecare. Dy viktimat pozitiv kanë rezultura postmortum.

Numri I përgjithshëm I të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin tonë shkon në 4289, numri I të shëruarve është 1757, I viktimave 201, kurse për momentin raste active janë 2331.

Në nivel vendi janë bërë 45.054 testime. Gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 95 testime në kuadër të skriningut nëpër Cerdhet e Fëmijëve në Shtip dhe Ohër, ku nuk janë regjistruar raste pozitive.

Në Klinikën Infektive gjatë 24 orëve të fundit janë pranuar 5 pacientë, kurse gjithsejt janë të shtruar 90 pacientë. Me oksigjeno terapi janë 35 pacientë.

Në Spitalin “8 Shtatori” janë pranuar 25 pacientë të rinj, kurse gjithsejt janë të shtruar 120 pacientë. Në respiratorë janë 12, kurse me pasqyrë më të rëndë klinike paraqiten 23 pacientë.

Në Spitalin e Manastirit dhe Shtipit janë të shtruar gjithsejt 48 pacientë, kurse në Repartet Infektive në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë dhe Prilep janë të shtruar 74 pacientë pozitiv apo të dyshuar me COVID-19.

MSH-ja vazhdon ti publikojë rastet active në Shkup dhe Komunat përreth. Sipas statistikave në Cair janë 302 raste active, Aerodrom – 118, Butel 110, Gazi Babë 104, Qendër – 105, Saraj – 96 e kështu me radhë./KlanMacedonia