Ministria e Shëndetësisë kumtoi se secili mjek amë përmes “Termini Im” i cakton pacientit të vet testim të Kovid 19 dhe i merr rezultatet e pacientit, nëse pacientit i caktohet trajtim shtëpiak i din saktë udhëzimet për ndjekjen e tij.

Për pacientët në trajtim shtëpiak, mjeku amë, siç potencohet, vepron sipas protokollit të konfirmuar paraprakisht dhe të miratuar nga kolegjiumi profesionistë i Klinikës për Sëmundje Infektiv dhe Gjendje Febrile.

Në pajtim me të njëjtat, mjeku amë ka obligime ta kontaktojë pacientin dy herë gjatë ditës, ta informojë sistemin Termini Im, të cilin pastaj në formë të raportit elektronik e dërgon në Ministrinë e Shëndetësisë dhe deri te Klinika për Sëmundje Infektive.