Në Kabinetin e presidentit Stevo Pendarovski sot do të mbahet seancë e Këshillit të Sigurisë së Republikë së Maqedonisë së Veriut.

Në seancë, siç bëri të ditur kabineti i shefit të shtetit, krahas anëtarëve të përhershëm të Këshillit, me ftesë së Pendarovskit, do të marrin pjesë edhe kryeshefi i Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral- nënkoloneli Vasko Gjurçinovski, drejtori i Agjencisë për Zbulim, Erold Musliu, drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare, Viktor Dimoski, guvernatorja e Bankës Popullore Anita Angellovska-Bezhoska, zëvendëskryetarja për Çështje Ekonomike, Milla Carovska,  ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe ministrja e Financave, Nina Angellovska.

Pas përfundimit të seancës, presidenti Stevo Pendarovski do të japë deklaratë për opinionin, e cila do të transmetohet në faqen e Facebookut të presidentit dhe në kanalin Youtube.