Në një postim në profilin e tij   komunikologu  Osama Muadini  nga  LR-PDSH-ja komenton  përmbajtjen e letrës  nga aspekti profesional që  Bilall Kasami  ua  drejtoj Ziadin Selës, dhe Gëzim Ostrenit.

Në vazhdim  postimi i plotë i z Muadini

“Lajm i ditës së djeshme ishte padyshim “letra” për takim, e dërguar në adresë të LR-PDSH-së dhe UNITETI-t. Po mendoja gjatë ditës, të komentoja përmbajtjen e saj nga këndvështrimi politik, por jo. Duke mos dashur të bëj polemika me askënd, sepse edhe unë padyshim jam për BASHKIMIN OPOZITARË…vendosa të komentojë këtë “letër” vetëm nga aspekti profesional.

Si KOMUNIKOLOG me “defekte profesionale”, që në fillim e qujta “letër”, sepse duke e lexuar atë, nuk dija si ta emërtoja ndryshe!…
(Komunikimi si definicion për ta kuptuar, merret kryesisht me mesazhin e dërguar nga dërguesi i saj nga njëra anë dhe marrësi apo ai që e pranon mesazhin nga ana tjetër.
Prandaj, duhet pasur kujdes gjatë dërgimit të mesazhit, se si dhe a do ju kuptojë drejtë ai që ia dërgoni mesazhin, pra marrësi).

Edhe pse teksti i shkruar më jepë të kuptojë apo jep mesazhin e një FTESE drejtuar dikujt, shkruarësit e kësaj shkrese apo dërguesit e këtij mesazhi nuk janë përkujdesur që para se të fillojnë me tekstin, të vendosin në mes titullin “FTESË”… Kështu zakonisht bëhen ftesat, të çfardo lloj natyre të jenë, e posaçërisht kur shkruhen ftesa zyrtare…

Ah…mos të harroj, si në fillim ashtu edhe në fund të “letrës” vërehen gabimet “teknike” gjatë emërtimeve të personave që ia drejton “letrën”… Nuk shkruhet “kryetar”, por emërtimet fillojnë me shkronjë të madhe edhe si pozicion politik, por edhe në drejtshkrim do duhej të ishte “Kryetarë”… Pra kemi “ë-në” e bukur shqipe që na e zbukuronë të shkruarit shqip… (Fundja këtë pretendojmë, zyrtarizimin e saj… Uuups i dash kahje politike)…

Fjalia e parë “Ju shkruajmë…”, deri te pika sikur eshtë e zbrazët dhe humb disi kuptim se i mungon thelbësorja. Pra fjalia fillohet me “kallzues”, pa pasur “kryefjalën” në fjali… Nëse pyetja për kryefjalën në fjali është “kush”, aty askund se gjejmë kryefjalën. Me sa di une fjali pa kryefjalë, nuk i ngjan Shqipes. (E teprova ë?)

Fjalia e dytë është “hata” fare… Filimisht plot gabime drejtshkrimore e pastaj përmbajtësore apo dhënia e qartë e mesazhit për marrësin… Të shkojmë me rradhë: nuk shkruhet “shtyjnë” por “shtyejnë”, pastaj nga: “në ora 12 në hotelin “Aleksandat Palace” në Shkup të takohemi”… Avash mor avash!… Ka jeni nisur kështu ore?… Si me qenë në autostradë dhe jo duke shkruar… Po ku i keni presjet ( , ) për të ndaluar diku, që të kuptoheni sakt!… Edhe si e tillë fjalia është kushtëzuese ndaj palës tjetër… Unë te caktoj ditën, orën dhe vendin pa të pyetur fare për agjendën tënde, e ti mos eja pastaj!… Sikur pala tjetër është e detyruar të vij, sepse ti thua ashtu… Më shumë ngjason në Urdhër se sa Ftesë…

Vazhdojmë me kuptimin e fjalisë së dytë: fillimisht konstatoni se komisionet nga dy partitë tuaja nuk mund ta shtyejnë më dialogun-bisedimet, pastaj këkoni takim për të dialoguar – biseduar?!… Për cilët komisione e keni fjalën? Komisionet mes cilëve parti?… Tuajat që po e dërgoni shkresën, apo tuajat dhe të atyre që po ua dërgoni shkresën (mesazhin) ?…

Eh fjalia e tretë… Çtë them… Përsëri pa kryefjalë… Se çmë thotë mendja, sikur këta që dërgojnë mesazhin, janë të pasigurtë në mesazhin që dëshirojnë të japin dhe frigohen të nxjerrin kokën… Po tregojeni veten more me KRYEFJALË, sepse ju e keni fjalën dhe ju jeni ata që deshironi të na thoni diç… Përgjigjuni shkurt në pyetjen “KUSH” dhe na e jepni më në fund “KRYEFJALËN” e fjalisë së stërgjatur…

Do i kursej në drejtshrim për këtë fjali, sepse kuptimi lë shumë për të dëshiruar…

Po mirë more, kuptohet se “një koalicion” do të bëni me RDK-në, prandaj nuk duhet të shkruhet ashtu, sepse të jep kuptimin e “mospërfilljes” ndaj palës që ju keni bërë koalicion… Është si të thuash “pppfffff..një lloj koalicioni me këta”… Sidoqoftë, të njejtën nuk e paskeni “solemnizuar”… Hhhmmm, sa keq! … Urime Fjalorë i Gjuhës Shqipe, urime… Pasurohu çdo ditë e më shumë me fjalë të mëdha si “solemnizuar”, “kremtimizuar”, “banketizuar”…. Çfarë deshët të bënit për ta zyrtarizuar koalicionin tuaj?

….Deshët në mënyrë solemne ta kremtoni atë, me ndonjë banket?…

Kur ta merrni Ju iniciativën të paktën respektojeni veten në fjali dhe identifikohuni me Ne (N-ja le të jetë e madhe)…

Me futjen në kllapa të asaj fjalisë e keni sqaruar fare, çfarë keni dashur të thoni… Mosni mor aman se me shkrit… Po nuk futen gjërat në kllapa në shkresa zyrtare… Se e nënçmoni atë që po i drejtoheni apo po i dërgoni mesazh… Nuk sqaroheni me kllapa ( ) duke komunikuar me letra, sqarimet do i bëni kur të takoheni…
Fryma e bashkëpunimit nuk jipet por shprehet, sepse nuk është objekt apo gjësend që tia japësh ndokujt…

“me komunikimin dhe dialogun e grupeve të punës”… Sa mirë që e përmendni komunikimin, por dialogu çkërkon në fjali?…

Jo po tash hamendem se grupet e punës do të komunikojnë mes vete apo do të dialogojnë? …

Kisha dashur të ndani mendjen, sepse të komunikosh nuk është e njejtë me të dialogosh dhe mandej sdo të mund të merreni vesh që në fund të arrini marrveshje bashkëpunimi.

Jo mor jo, se shaka bëj… E thash që ne fillim që ta kuptoni se çështë Komunikimi dhe i bie që dialogu është pjesë përbërëse e saj apo komumikimi ngërthen në vete dialogun bisedat etj.

“Duke pritur përgjigjen Tuaj.” … Fjali ishte kjo?…

“Ne, paraprakisht Ju faleminderojmë për mirkuptumin dhe presim përgjigjen Tuaj”…do dukej më bukur dhe më shoqërore.

E fundit më…

Kur vendoset firma-nënshkrimi duhet edhe të ketë vulë nga subjekti që e dërgon shkresën zyrtare, për tu kuptuar seriozisht nga marrësi i mesazhit.

Këto dhe detaje tjera gjuhësore duhet ti ket parasysh çdokush që merr për obligim të bëj shkresa publike. Prandaj në bazë të kuptimit dhe mesazhit që dha letra, mua nuk më jep serozitetin dhe sinqeritetin e duhur për tiu përgjigjur asaj.

Ky ishte komenti im lidhur me “letrën” si Osama Muadini…

P.S

“Letra” nuk përmban as Llogon e partive dërguese të saj, as kush e ka shkruar-punuar, e as numër arkivi që ti plotsonte kushtet elementare për të qenë shkresë zyrtare.
A thua si ua kanë dërguar partive tjera atë dhe si e kanë pranuar të njejtat?…

letra

© fol.mk