A thua vallë si ndjehesh tani që doli në shesh se kryetari yt Zoran Zaev kërkon nëpërmjet të deleguarve nga Europa që procesi për zgjidhjen e problemit të gjuhës shqipe duheshka të shtyhet pas njëqind ditëshit?
A thua vallë si do ti bindish ata 70 mijë shqiptar se nuk po tradhëtohen nga “Partizani” i kohës moderne?
A thua vallë ai Zoran Zaev-i yt mendon se vetëm me një urim në dy gjuhë ka zgjedhur problemin e gjuhës shqipe?
A thua vallë ata kanë njohuri se gjuha shqipe është zyrtare në Kalabri e Sicili që nga viti 1884, edhe pse shqiptarët atje u vendosën si koloni?
A thua vallë partia dhe shefi yt nuk na përllogarit as si koloni, e leje më faktin se ne jemi këtu përpara se stërgjyshi atij të merte rrugën nga Karpatet e të vendoseshte këtu në trevat tona? E krejt në fund të sillet si Zot i tokës sonë, që na e la babë e babgjysh, stërgjysh e katragjysh?

E di që je i paaft që të marësh mbi supe dhe t’ua përcjellish atyre historikun e gjuhës shqipe, e t’ua kujtosh zhdukjen e shkrimeve të Gjon Buzukut, vrasjen e Pjetër Budit, internimin dhe burgosjen e qindra letrarëve shqiptar nga çdo pushtues i këtyre trojeve vetëm e vetëm se ata dashtën të shkruajn shqip, deri tek heroi i fundit Ziadin Sela!
Por populli mundet, nëse ju nuk mundeni!

Beteja jonë si shqiptar për të pasur të drejt mbi të drejtat tona akoma nuk ka mbaruar!

Andaj thirja le të jetë për të gjithë ata që vërtet e ndjejn veten shqiptar dhe mendojn se gjuha shqipe do të zyrtarizohet vetëm nëpërmjet atij i cili stoikisht qëndron me këmbëngulje se gjuha shqipe “o do bëhet o do braktisim qeverin”, së paku duhet ti japin mbështetje morale!

E ti Muhamed Zeqiri, mos u lodh, sepse ata shqiptar që u’a dhan votën mos i mer për budallenj, sepse rrethanat tashmë kan ndryshuar, mjegullat jan hjequr, ashtu sikurse ditëve fundit që u hoq maska e padronit tënd në raport me të drejtën elementare të shqiptarëve në Maqedoni, dhe tashmë ata kanë kuptuar se vetëm ngjyrat partiake ka ndryshuar pala tjetër po jo edhe sjellja e tyre ndaj shqiptarëve!

Shihemi pas njëqind ditëshit!

Lulzim Selimi