Deputeti OBRM-PDUKM, Krsto Mukoski, për Makfaks ka mohuar njoftimet në media se ai sot duhet të paraqitet në seancë dëgjimore në prokurori, përcjell Fol.

Mukoski ka shtuar se informacionet që janë dhënë nga media të caktuara, nuk kanë qenë të verifikua.

”Ashtu si çdo gjë tjetër, edhe këtë herë bëhet fjalë për spekulime. Unë nuk kam për detyrë të pajtohem me diçka që nuk është zyrtare”, tha Mukoski.

Përndryshe Mukoski dhe Vasilevski në inçizimet e kamerave të sigurisë, shihet sesi dy deputetët u hapin dyert protestuesve të dhunshëm më 27 prill 2017, ku pësuan deputetët e LSDM-së dhe Ziadin Sela. /Fol/