Dy deputetët e VMRO-DPMNE-së, Kërsto Mukoski dhe Luben Arnaudov nuk do të mund të fshihen pas imunitetit të deputetit. Së bashku me dhjetëra persona tjerë të arrestuar sot herët në mëngjes, Mukoski dhe Arnaudov do të ballafaqohen me nenin 313 të Kodit Penal, i cili i ngarkon të arrestuarit për vepër penale “kërcënim terrorist të Kushtetutës dhe sigurisë së Maqedonisë”, shkruan gazeta KOHA.

Saktësisht, nenin 313 i Kodit penal thotë se “ai që qëllimshëm kërcënon sigurinë dhe Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, kërcënon apo kërcënohet se do të shkaktojë shpërthim, zjarr, përmbytje apo akt tjetër të dhunshëm, duke shkaktuar ndjenjë pasigurie tek qytetarët, do të dënohet me 10 vite burg”. Të arrestuarit e sotëm do të ngarkohen poashtu edhe me nenin 312 të Kodit Penal, i cili thotë se “ai që merr pjesë në kryengritje të armatosur kundër Kushtetutës apo sigurisë së Republikës së Maqedonisë, do të dënohet me më se paku katër vite burg, ndërsa organizatori me më së paku pesë vjet burg”, raporton KOHA.

Në ndërkohë, Prokuroria e përgjithshme për krim të organizuar dhe korrupsion ka informuar se tashmë ka mbaruar hetimin për ngjarjet e dhunshme të 27 prillit, ku huliganët maqedonas të mbështetur nga VMRO-DPMNE dhunuan dhe rrahën deputetët e opozitës të asaj kohe. “Pas shqyrtimit dhe analizave të materialit grumbullues, Prokuroria për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit solli vendim për ngritjen e padive kundër 36 personave për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer vepër penale ‘kërcënim terrorist të Kushtetues dhe sigurisë së shtetit’, e bazuar në nenin 313 të Kodit penal”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë. Ndryshe, sot herët në mëngjes, në mesin e 36 të arrestuarve, gjendet edhe ish-ministri i Punëve të Brendshme, Mitko Çavkov, kryetari i shoqatës nacionaliste “Qoseto”, Goran Angellov nga Velesi, ish-drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor, Sashe Stefanovski, aktori Vllado Jovanovski…