Shkruan Shefik Duraku

Këta dy opsione (Multietniciteti dhe Etniciteti) në disa raste kanë bashkvepruar dhe në të shumtën e rasteve kanë qenë në kundërshtim sidomos këtu në Gadishullin Ilirikë.

Ky opsioni i parë,multietniciteti i përfaqsuar nga politika Europjane është eksperimentuar tash e 30 vite sidomos në Gadishullin Ilirikë. Amerika si përfaqsuese e opsionit Etnik në këtë rastë i ka dhënë mundësin politikës Europjane për të instaluar këtë opsion (multietnicitetin) duke e mbështet me logjistikë (diplomaci) por si duket ky opsion nuk ka gjetur zbatueshmëri në Gadishullin Ilirik.

Rendi i ri botërorë kërkon një angazhim më të fuqishëm të shoqëruar me një fleksibilitet për të kapur hapin,por ku janë Shqiptarët në këto rrethana të reja të krijuara sidomos fuqizimi i Rolit Rusë në politikën ndërkombtare.
Shqiptarët nëse nuk kanë një planë Gjith-Kombtarë dhe strategji të qartë egziston mundësia që të na përsëritet historia (1878-1913)

Është shumë dëshpruese se ne si Shqiptarë në përgjithsi jemi çorroditur pas ,,pushtetit,, dhe kemi harruar ,,Shtetin,, të cilin se krijuam asnjëherë me gjithë ato sakrifica që kemi bërë në vazhdimsi dhe kjo për vet faktin se asnjëher nuk kemi pasur një strategji zhvillimore gjith-kombëtare.
Situatat e reja të krijuara në Gadishullin Ilirikë si duket na kanë zënë në befasi si çdoher (të përçarë,të dobët ekonomikisht dhe moralisht) duke rendur për një copë pushteti dhe dëshira për të sunduar një krahinë duke mos çarë kokën për interesin Kombtarë.

Është koha për ti thirrur mendjes sidomos ata që kanë marrë përgjegjsi nga populli duke reflektuar mbi situatën dhe realitetin që të marrin hapat e nevojshëm në kordinimë fillimisht mes vete i gjithë spektri Shqiptarë e pastaj duke bashkrenditur veprimet me Aleatët tanë sidomos Sh.B.Amerikës.