Situata është alarmante me mungesën e fuqqisë punëtore në sketorin e tekstilit dhe lëkurës, ndërtimtari, bujqësi, prodhimit të mobiljeve, shërbimet hotelerike. Ky është vlerësim i anëtarëve të “Klaster Tekstilit” dhe organizatës së punëdhënësve, trasmenton FLAKA.info

Mendojnë se kuadri i ri  me arsimim të lartë deri në 800 magjistra dhe 89 doktora shkence për shkak të uljes së kriteriumit për regjistrim në fakultet, migrimi por edhe zonat e lira industrial janë shkaqet kryesore që kompanitë në Maqedoni ballafaqohen me mungesë të kuadrit në sektorin real.

Propozimet janë në drejtim të fitimit të subvencioneve por edhe ndryshime ligjore. Poashtu nga biznes bashkësia në Maqedoni mendojnë se duhet ndihmë nga shteti që të ekzistojnë kompanitë.

Ndryshe, në sektorin e tekstilit dhe lëkurës paga aktuale mujore është 13.000 denarë, kurse mosha e të punësuarve është mbi 45 vjeç.