Për shkak të mungese së kuorumit, dy projektligjet për EULEX-in, do të diskutohen nesër, pasi Kuvendi i Kosovës i ka ndërprerë punimet.

Seanca është vendosur të vazhdojë nesër në ora 11, me dy pikat e mbetura të rendit të ditës, Shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-102 për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare në mes të Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi misionin e Bashkimit Evropian për sundim të ligjit në Kosovë.

Këto dy projektligje janë miratuar sot nga Qeveria e Kosovës ndërsa të njëjtit janë miratuar edhe nga Komisioni për Legjislacion i Kuvendit të Kosovës.