Ish-anëtari i komisionit anti-korrupsion, Arif Musa, ka theksuar se në mënyrë praktike nuk dihet se nga i marrin paratë partitë politike në lidhje me financimin e tyre, përcjell Fol.

”BDI mund të arsyetohet sa të dojë, por percepcioni i të gjithë njerëzve, edhe të atyre që nuk e kanë moshën madhore për të votuar, e kanë kuptuar se, partitë që kanë para i fitojnë zgjedhjet”, ka theksuar në ‘Click Plus’ Arifi.

Arifi më tej ka shtuar se partitë politike nuk janë transparente, dihet se cilët parti kanë para dhe mënyra e financimit të tyre. Ky është fenomen i të gjitha partive në Maqedoni, ku nëpërmjet financimit të egër vihet deri te pushteti, përmes abuzimit të pushtetit vihet deri te mjetet financiare, ku një me zinxhirë vijnë bashkë, sipas Arifit, vihet deri te hallka e korrupsionit. /Fol/