Lideri i partisë më të madhe opozitare maqedonase Hristijan Mickovski me gjithë aleatët shqiptarë që i ka për vete do përpiqet që të sfidojë kryetarin aktual të BDI-së në Kërçovë Fatmir Dehari, shkruan TetovaSot.

In article [1]
Ai këto komente nuk ka hezituar ti thotë gjatë një debati televiziv. Megjithëse Mickovski akoma shpreson se kandidati i tij do shkojë në raunin e dytë por nëse midis kandidatit të BDI-së dhe atij të pavarur , ai do të zgjidhte këtë të dytin. “Në një situatë kaq hipotetike, të cilën nuk e besoj, sepse në raundin e dytë me siguri do të hyjë Aleksandri, pyetja është nëse do të hyjë me Fatmir Limanin apo me Fatmir Deharin. Nëse ai hyn me Limanin, natyrisht, Aleksandri është opsioni ynë i vetëm dhe nuk ka dilema. “Nëse hyn me Deharin, përsëri është opsioni ynë i vetëm, por nëse do të më duhej të zgjidhja ndërmjet Fatmir Limanit dhe Deharit, do ta mbështesja Fatmir Limanin,” tha Mickoski, duke shpjeguar se një zgjedhje e tillë i detyrohet besimit, që ai ka fituar në të, që nga koha kur ishin së bashku në pozicion drejtues në ELEM.

Fatmir Limani madje u përkrah edhe nga ish funksionarë të lartë të partisë përfshirë edhe Musa Xhaferin në një fushatë të përbashkët me VMRO dhe ASH për Kërçovën përcjellë TetovaSot.

Në fakt lideri i partisë shqiptare fituese në të gjitha ciklet Ali Ahmeti në tubimin që mbajti në Kërçovë paralajmëroi se BDI do të konkurojë me VMRO-në në këto zgjedhje për atë qytet.

“Më 17 tetor fuqishëm të përkrahim Fatmir Deharin, të përkrahim listën për këshilltar në krye me Gazmend Jusufin. Dhe ju thoni të gjithve më 17 tetor ne përballemi këtu me VMRO-DPMNE-në, me askënd tjetër” deklaroi Ali Ahmeti

Ndryshe në të gjitha anketat flasin se Famtir Dehari fiton në raunin e parë me një diferncë të madhe ndaj kandidatit të VMRO-së./TS/