Të dielën më 25 mars, ora do të llogaritet një orë më para. Nëse ora është dy pas mesnate do të konsiderohet si tre, ku fillon llogaritja e kohës verore.
Ndërsa llogaritja e kohës verore do të përfundon më 28 tetor të vitit 2018 në ora tre të mëngjesit, kur akrepat e orës do të kthehen një orë mbrapa.

Ky ndryshim i kohës nuk u konvenon myslimanëve në Maqedoni gjatë muajit të Ramazanit, thonë disa teologë për Gazetën Lajm.

“Nëse nuk ndryshon koha iftari gjatë muajit të Ramazanit do t’i bie diku nga ora 18 e 15 deri ora 19. Me ndryshimin e orës iftari shkon një orë më vonë”, thonë ata.
“Formalisht Iftari mbetet në të njëjtën kohë, mirëpo nëse nuk do të ndryshonte ora dita e punës do të fillonte një orë më vonë, kështu që agjërimi efektiv do të ishte më i shkurtër”, theksojnë ata.

Teologët janë duke shqyrtuar mundësinë që të bëjnë një ftesë zyrtare dhe t’ia dërgojnë Qeverisë së Maqedonisë që së paku deri në fund të Ramazanit (15 qershor) të mos ndryshojë ora në Maqedoni dhe akrepat të mos shkojnë para.