I ashtuquajturi “Fronti i Popullit për Shpëtim të Maqedonisë”, që përbëhet nga disa shoqata qytetare, me një marsh protestues kërkuan që menjëherë të ndërpriten bisedimet me Greqinë, Maqedonia të pranohet në institucionet ndërkombëtare me emrin kushtetues.

Qëllimi i protestës në ditën e arritjes në Maqedoni të shefit të Diplomacisë greke, Nikos Kotzias, është të përcjellin mesazhin se nuk është i mirëseardhur në Maqedoni. Emri dhe identiteti nuk janë gjëra që duhet të ndryshohen dhe se nuk do të heqim dorë nga ajo që është e jona, thonë protestuesit.

“Nuk mundet Kotzias të vijë këtu te ne dhe ta luaj rolin e aleatit, të kërkojë fillimisht që ne të deligjitimohemi ndërmjet vete para opinionit botëror”,- tha një qytetar.

“Nuk dua ndryshim të emrit, nuk dua të më ndryshohet identiteti. Emri im është Suzana dhe Suzana do të mbetet, nuk i lejoj askujt që të më riemërtojë dhe më së paku Kotzijasi”,- u shpreh një qytetar.

“33 herë qëndron në Bibël i shënuar emri Maqedoni dhe tani të na e ndryshojnë emrin, është gjë e papranueshme që të na e ndryshojnë, duke i shtuar emrit tonë pika, presje dhe shtesa të tjera, është e papranueshme”,- theksoi një qytetar.

“Ne jemi maqedonas në gjak dhe ashtu duhet mbetur. Le të jetojë Maqedonia”,- theksoi një qytetar.

Protestuesit po ashtu përcollën mesazh deri te presidenti Ivanov se kryeministri Zaev nuk i ka respektuar zotimet e tij te presidenti kur mori mandatin.