Analisti Albert Musliu, deklarata e fundit të Nikolla Gruevskit, i vlerëson si gjuhë përjashtuese që nuk e inkurajojnë partnerin e saj të koalicionit BDI-në, për një bashkëpunim të sërishëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.

 

“Shpalljen e OBRM-PDUKM-së, të cilën e prezentoi lideri i saj, Nikolla Gruevski, e shoh si gjuhë përjashtuese, e cila nuk inkurajon partnerin e deridjeshëm të saj. Protestat nuk do të mund të ndryshojnë asgjë, për shkak se edhe me 51 deputetë Gruevski nuk do të mund të formojë qeveri”, është shprehur Musliu.

Ai tha se periudha e ardhshme është e rëndësishme, për shkak se do të vendosen disa çështje të rëndësishme në vend, siç është puna e pavarur e institucioneve dhe puna e PSP-së./Telegrafi/