Një letër e shkruar dhe e nënshkruar nga legjenda e boksit Mohammad Ali për Nelson Mandela përmes së cilës shpreh ngushëllimet për vdekjen e liderit kundër apartheidit, Chris Hani,  është shitur për afërsisht 9 mijë euro.

Kjo letër e shtypur daton që nga viti 1993.

Shitja është realizuar në një ankand në Devizes.

“Është e drejtë që të thuhet që Mohammad Ali ishte sportisti më i madhi i të gjitha kohërave ndërsa Nelson Mandela ishte një nga figurat më madhështore të shekullit të fundit” ka thënë udhëheqësi i ankandit Andrew Aldridge.

Muhammad Ali letter to Nelson Mandela