Ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi, nuk do të bëhet në seancën e sotme. Kryeministri Mustafa para deputetëve të Kosovës ka thënë se sot nuk është koha e duhur për ta votuar Demarkacionin
“Unë si Kryeministër konsideroj se sot nuk janë rrethanat që sot duhet të votojmë për Demarkacionin me Malin e zi dhe Qeveria e heq nga rendi i ditës votimin për demarkacionin”, ka thënë Kryeministri Mustafa.

Tërheqja e këtij projektligji nuk nënkupton që ne do ta rishikojmë ose rinegociojmë marrëveshjen, por do ta sjellim në kuvend në një kohë më të përshtatshme, ka deklaruar Mustafa.