Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë për RTK-në se partia e tij nuk do të shkojë në koalicion parazgjedhor me asnjë parti.

Megjithatë, Mustafa la hapur mundësinë që të garojë bashkë me ndonjë parti të vogël.

“Akoma nuk kemi vendosur në strukturat e LDK-së, por së shpejti do të organizojmë një mbledhje të kryesisë. Unë mendoj se do të garojmë vet. Mbesim të hapur për ndonjë subjekt të vogël. Por, koalicione parazgjedhore nuk do të bëjmë me asnjë subjekt politik”, ka thënë Mustafa në RTK.

Ndërsa për vendimin e Gjykatës Kushtetuese tha se ajo mori rol që nuk i takon në momentin kur shpalli zgjedhjet.