Shkodran Mustafi ka pranuar ofertën për tu transferuar në skuadrën e Arsenalit, raporton Sky Sport.

Tani pritet vetëm përgjigja e Valencias, për ta lënë të lirë mbrojtësin e kombëtares Gjermane.
Arsenali ka hasur në probleme të mëdha me lëndime para fillimit të sezonit, ku dy mbrojtësit Mertesacker dhe Gabriel nuk do të mund të rikuperohen shpejt.

Mësohet se vlera e transferim të mbrojtësit shqiptar do të kushtojë deri në 30 milionë funta.