Para pak çasteve ka përfunduar qetë protesta e nacionalistëve maqedonas në Shkup, të organizuar nga shoqata “Tvrdokorni”. Përfaqësuesit e kësaj shoqate, kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë protestën, deri sa të mos shfuqizohet “Platforma Shqiptare”.

“Do ta shkatërrojmë këtë copë letre”, ka thënë një përfaqësues i protestuesve, lidhur me deklaratën e partive shqiptare të përgatitur nga kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Ata kanë kritikuar partitë maqedonase se pse nuk janë distancuar që në fillim nga kjo Deklaratë.

а.