Bëhet fjalë për një kombinim të rrallë të hënës blu, hëna e dytë e plotë në një muaj kalendarik, superhënës, një hënë e plotë kur ndodhet në pikën më të afërt të orbitës së saj eliptike përreth tokës, dhe një eklipsi të plotë të hënës, apo “Blood Moon”, në të cilin hija e tokës mbi sipërfaqen e hënës i jep asaj një ngjyrim të kuq, të përgjakur.
Për ata që jetojnë në Amerikën e Veriut, Alaskë apo Hauai, eklipsi do të jetë i dukshëm përpara lindjes së diellit më 31 janar ndërsa për ata që jetojnë në lindjen e mesme, Azi, Rusinë lindore, Australi dhe Zelandën e Re, super-blu-blood moon mund të shihet para mëngjesit më 31 janar.
Fatkeqësisht, gjithçka do të jetë më sfiduese për Europën pasi eklipsi i plotë do të ndodhë në pjesën e errët të tokës në orën 11.51 minuta sipas orës sonë. Por, super hëna blu, sidoqoftë, do të mund të shihet…ndaj, ia vlen të qëndrosh jashtë me një aparat fotografik në dorë. Eklipsi i hënës ndodh deri në tre herë në një vit, superhëna një herë në 14 muaj dhe hëna blu rreth një herë në çdo 2.7 vjet. NASA thotë se ky fenomen i hënës së trefishtë, do të jetë i pari në 35 vjet dhe nuk do të përsëritet të paktën deri në 2037.