Lideri i BDIsë Ali Ahmeti i cili nisi fushatën zgjedhore për zgjedhjet e parakohëshme parlamentare të 15 korrikut, në konventën promovuese në Prespë shpalosi emrin e shumëpritur për kryeministët të parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, ish deputetin PPD-së, Naser Ziberi.

Pas tentativa të shumta për të gjetur një kandidat për kryeministër, kur shumë aktivistë shoqërisë civile, të botës akademike dhe afarist nuk pranuan të bëhen pjesë e skenareve të Ali Ahmetit, ai si duket ia kishte arritur tyë bind ish funksionarin e PPD-së, ta pranoj këtë kandidaturë në mungesë të një figure të shëndosh kombëtare dhe politike.
Duhet përmendur faktin se para disa ditëve kandidati “për kryeministër” shqiptar i i propozuar nga Ali Ahmeti dhe i kamufluar si mbipartiak kishte paraqitje pulike në rolin e analistit politik dhe i njëjti nuk e dinte se mund të ishte figura që do ta nxjerrte prej balte Ali Ahmetin.

Me kët në konventën promovuese në Prespë , kandidati për Kryeministër në fjalën e tij u shpreh u bindur që ka ardhur koha për barazi të plotë dhe shtoi:

“Më befasoi thirrja e z. Ali Ahmeti me ftesë për takim në zyrën e tij. Më njoftoi që që ishte konsultuar me shumë njerëz të respektuar të shoqërisë civile dhe akademike dhe se emri im ishte ndër të propozuarit si kandidat mbipartiak. Sinqerisht, u befasova dhe natyrisht ,u ndjeva i vlerësuar. Për të qenë plotësisht i sinqertë, mendova vet me vete se kjo jo vetëm që do të ndryshonte jetën time por ishte gjithashtu njëpërgjegjësi mjaft e madhe”, tha në fund Naser Ziberi.