Stoltenberg tha se NATO është një platformë e rëndësishme për zgjidhjen e problemeve dhe përsëriti se bisedimet teknike ushtarake në NATO kanë filluar.

Sekretari i Përgjigthshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi se në NATO kanë filluar bisedimet teknike për çështjen e mekanizmave për parandaliin e konfliktit në Mesdheun Lindor mes Turqisë dhe Greqisë, por që ende nuk është arritur një dakordim, transmeton Anadolu Agency (AA).

Stoltenberg bëri një deklaratë për media pas mbledhjes në nivel të përfaqësuesve të përhershëm të Komitetit Atlantik Verior të NATO-s.

Pasi iu rikujtua se qeveria e Athinës mohoi deklaratën e NATO-s se Turqia dhe Greqia janë dakorduar për të zhvilluar bisedime teknike, Stoltenberg tha:

“Pas bisedimeve që zhvillova me liderët turq dhe grekë, dy vendet aleate në NATO u takuan madje për bisedime teknike. Qëllimi i këtyre bisedimeve është formimi i mekanizmave që do të parandalojnë konfliktin ushtarak. Nuk është arritur ende një dakordim për të ulur rrezikun e incidentit në Mesdheun Lindor. Këto nuk janë bisedime lidhur me mosmarrëveshjet mes Turqisë dhe Greqisë, por janë bisedime teknike. Këto janë punime që do të plotësojnë përpjekjet e ndërmjetësimit politik nën udhëheqjen e Gjermanisë”.

Më tej Stoltenberg tha se NATO është një platformë e rëndësishme për zgjidhjen e problemeve dhe përsëriti se bisedimet teknike ushtarake në NATO kanë filluar.

“Kishim nevojë për fillimin e bisedimeve teknike në çështjen e zhvillimit të mekanizmave që do të parandalojnë një konflikt për shkak se në Mesdheun Lindor ndodhen shumë anije”, tha Stoltenberg.