Në raportin vjetor të NATO-s thuhet se injorimi që bën Rusia ndaj ligjeve ndërkombëtare, me shkeljen e hapësirës ajrore turke paraqiti rreziqe serioze, raporton aa.

Në raportin e publikuar u theksua se mbështetja e NATO-s për Turqinë është rritur që nga janari i vitit 2013, ndërsa u potencua se me kërkesë të Turqisë më dhjetor 2012, ministrat e Punëve të Jashtme të NATO-s morën vendim që të rritet kapaciteti i mbrojtjes ajrore të Turqisë, kundër kërcënimeve të raketave nga Siria ndaj popullit dhe territorit turk.

Në raport theksohet se regjimi sirian ka përdorur dhe do të vazhdojë të përdorë raketa balistike brenda vendit. “NATO që nga viti 2012 kishte identifikuar se janë shkrepur një numër i madh i raketave balistike në tokat e Sirisë”, thuhet në raport.