Ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social “facebook” edhe Asambleja e Femrës e Lëvizjes për Reforma-PDSH, pas konferencës për shtyp të kryetarit Ziadin Sela, ku u konfirmua lajmi se qarqe ende të panjohura kërcënojnë atë dhe bashkëpunëtorët e tij.

Në reagimin e Asamblesë së Femrës shkruan:

Asambleja e femrës së Lëvizjes për Reforma-PDSH- Aleanca për shqiptarët
Kohëve të fundit nga qarqe të ndryshme të cilat natyrisht se janë fiksuar nga opozita e bashkuar Aleanca për Shqiptarët, vijnë edhe kërcënime monstruoze nga më të ndryshmet. Natyrisht, për ne si opozitë këto qarqe janë shumë të qarta dhe dihet edhe gjeneza e tyre se nga vijnë. Një kërcënim i paskrupullt ndaj kryetarit Ziadin Sela. Kërcënohen institucionet e formuara nga Këshilli i Evropës nga subjekte të cilave tani natyrisht ju del nga dora pushteti, thënë ndryshe, ju hiqet tortë nga goja. Ata kanë vetëm një formulë të vetme të njohur tanimë për opinionin mbarëshqiptar, ajo është VMRO-BDI, apo struktura mbështetëse e tyre. Bazuar në këto raste të fundit, reagimi i Asamblesë së femrës së LR-PDSH, së dhe Aleanca për shqiptarët nuk ka për tu frikësuar dhe aq më pak edhe të tërhiqet, por me vendosshmëri dhe parime konsekuente, do të ecim përpara për të qenë pjesë e një demokracie të mirëfilltë dhe për t’ju paraprirë proceseve demokratike dhe parimeve të saj.

Ju themi këtyre që të heqin dorë nga kërcënime të këtilla të tipit hedh gurin dhe fsheh dorën, ngase nuk jemi krijuar që të bëjmë kompromise dhe të frikësohemi nga qarqe të cilat kuptohet që janë në përfundimin e karrierës së tyre. Asambleja e femrës së LR-PDSH-së dhe Aleanca për Shqiptarët është tanimë një strukturë e forcuar dhe jorastësisht ka tendenca të kërcënimeve të këtilla të cilat kanë për qëllim të na frikësojnë. Përkundrazi, ata do të na inkurajojnë edhe më tepër për të qenë në luftë kundër padrejtësive dhe obstruksioneve që po bëhen edhe përmes mediumeve të kontrolluara nga pushteti. Rastësisht, ca ingerenca të cilat sa ngrenë e bien në resorin e komunës së Strugës i merr përsipër komuna e Ohrit lidhur me ca padrejtësi që gjoja qenkëshin bërë për koncesionin e një parku në Strugë, e që në vend të reagojnë pronarët kompetent, reagon një funksionar vasal i këtij pushteti.

Nga situata të këtilla të skenuara nga pushteti, LR-PDSH dhe Aleanca për Shqiptarët, jo vetëm që do të jenë kundër por do të veprojnë gjithnjë edhe më tej për të kërkuar drejtësinë në instanca më të larta, jo vetëm brenda por edhe jashtë vendit, aty ku drejtësia ka peshë më shumë se sa në këto praktika të hidhura tonat.