Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov sot në mënyrë solemne do t’i ndajë bursat “Boris Trajkovski” për vitin akademik 2017/2018.

Bursat, siç kumtoi Kabineti i Ivanovit, tradicionalisht ndahen për studime posdiplomike të Programit për administratë të biznesit – MBA në Fakukultetin Ndërkombëtar Shefild, Siti Kolexh në Selanik.

Bursat i siguron Ministria e Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Maqedonisë dhe Universiteti Shefild.