Ndarja e Robert Berishës dhe Nora Istrefit ka qenë një nga lajmet më të bujshme që ende po komentohet në shtypin rozë. Një nga çiftet më protagoniste të shoëbiz-it shqiptar nuk janë më bashkë. Lajmin e bëri të dikur Robert Berisha me një status në Instagram.

Përmes tij ai bëri me dije se dashuria mes tyre kishte mbaruar, por ata kanë zgjedhur të mos jenë armiq sepse në fund të gjithçkaje ata janë prindërit e vajzës së tyre, Renee. Vendimi i tyre i ka dhënë kështu fund marrëdhënies së gjatë plot 13-vjeçare mes Norës dhe Robertit.

Por këngëtari ka vendosur që ta fshijë këtë postim, me gjasë për të shmangur komentet e shumta që nuk i janë kursyer këto ditë.
Me sa duket, lëvizjen e radhës e ka bërë vetë këngëtarja shqiptare.