Duhet thënë shkurt e shqip, kjo ndërhyrje e policisë është kapricioze dhe tendencioze , madje kundrejt artistëve ARBËRESH është e shëmtuar.
Vetëm një shoqëri me sistem të kalbur dhe shpirtlig ndërhynë për të shmangur një Flamur kombëtar të qytetarëve të vetë, më një eveniment protokolar të artistëve arbëresh nga Italia.
Të themi edhe më troç, kjo ndërhyrje është rezultat i Ligjit për përdorimin e flamujve të bashësive të sjellur më 2005 dhe 2011, të cilin Bashkimi Demokratik për Integrim dhe kupolla e saj e shpallën si LIGJ HISTORIK. E ndërkaq kyl ligj është DISKRIMINUES dhe plot antagonizma. Pra vetëm në njësitë e vetëqeversijeve lokale ku bashkësitë janë mbi 50% sipas këtij ligji kanë të drejtën e përdorimit.

(q.aliu)