Të hënën (26.06) Hahn, të martën (27.06) Pribe dhe deri në fund të kësaj jave edhe diplomati Methju Nimic dhe pas një muaji sërisht eksperti Rajnhard Pribe do të qëndrojë në Shkup, shkruan Almakos.

Ky i fundit në pas vizitës së bërë në mesditë në Ministrinë e Drejtësisë nuk u prononcuan për mediat përveç se tha:

“ Sapo kemi filluar, do të shohim se si do të shkojë më tutje”

Video Player

Eksperti gjerman ditën e filloi me mjëngjesin e punës me Ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe zv/kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, ku diskutoi për reformat që Maqedonia duhet të realizojë që të marrë rekomandim të pakushtëzuar në nëntor, por edhe për ndihmën që qeveria duhet të presë nga grupi i ekspertëve për realizimin e këtyre reformave.

Në një kumtesë të lëshuar nga Ministria e Punëve të jashtme të Maqedonisë, thuhet se Pribe e ka theksuar mbështjetjen që ekipi i ekspertëve do të japë që shtyllat kryesore të shtetit si: drejtësia, mediat, pavarësia e trupave rregullatore, të kthehen në funksionimin normal të tyre.

Ministri i Punëve të Jashtme Nokolla Dimitrov dhe zëvendëskryeministri për Çështje Europiane Bujar Osmani,  e  vlerësuan si tejet të rëndësishme ndihmën e ofruar nga eksperti ndërkombëtar, duke shtuar se kjo ka ndikuar edhe në hedhjen e hapave për tejkalimin e krizës politike në vend.

 “Mungesa e institucioneve të pavarura kishte pasoja për proceset demokratike në Republikën e Maqedonisë. Prioritet i Qeverisë së re reformuese do të jetë profesionalizmi i tyre me qëllim të zbatimit të duhur të ligjeve”-ka thënë ministry në MPJ, Nikolla Dimitrov.

“ Në këtë proces të realizimit të obligimeve të ndërmarra, me rëndësi të jashtëzakonshme për ne është përfshirja juaj në këtë proces, përmes këshillave tuaja, mbikëqyrjes dhe vërejtjeve duke e marrë parasysh se emri juaj për momentin paraqet edhe sinonim për reforma në vend”- tha Bujar Osmani, zv. Kryeministër për eurointegrime.

Ku fluks i vizitave të ndërkombëtarëve në Maqedoni lidhet me reformat që duhet të realizojë Qeveria  që deri në Nëntor vendi të marrë rekomandim të pakushtëzuar nga BE.
Një ditë më parë në Shkup qëdnroi komisioneri për zgjerim dhe politikë fqinjësore Johannes Hahn, i cili u takua me kryeministrin Zaev dhe përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së,  Lëvizjes BESA, BDI-së dhe Aleancës për Shqiptarët.
Dje ( e hënë) para Han u prezantua edhe Plani i Akcizës – udhërrëfyes që duhet të finalizohet në afat shumë të shkurtër me reforma në sfera kyçe, siç është qeverisja e të drejtës, trupa të pavarura rregullatore, media të lira që rrjedhin nga Marrëveshja e Përzhinës, Raporti i Pribes, Marrëveshja e Ohrit dhe raportet e KE-së për përparimin e Maqedonisë.almakos.com