Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi sot se ka zhvilluar një bisedë telefonike më Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, të cilin i ka uruar detyrën e re.

Nëpërmjet një postimi në statusin e tij social facebook, Thaçi shprehet se “sapo zhvillova një bisedë telefonike me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, të cilin e urova për detyrën e re”.

Po ashtu, Thaçi shprehet se “gjithashtu, diskutuam dhe u pajtuam të vazhdojmë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe të punojmë bashkërisht për zgjidhjen e të gjitha çështjeve me interes të ndërsjellë.