Është bërë e ditur se janë ndërprerë punimet e Xhamisë së Madhe në Prishtinë, aty po dyshohet për një mjet shpërthyes, shkruan Gazeta Metro

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në hapësirën ku po ndërtohet xhamia, po dyshohet për një mjet shpërthyesKjo për shkak se aty po dyshohet për një mjet shpërthyes.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti. Ajo ka thënë se gjatë gërmimeve është gjetur një predhë e vjetër.

Por ky mjeti shpërthyes dyshohet se ka mbetur para shumë kohësh në atë zonë.

“Sot rreth orës 09:30 kemi pranuar informatën për një mjet të dyshimtë shpërthyes në rrugën Dëshmorët e kombit në Prishtinë. (dyshohet se mjet i mbetur para shumë kohësh në atë zonë ) Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore të cilat po merren me rastin”, ka thënë Ahmeti.

Vlen të theksohet se ka pas shumë polemika rreth ndërtimit të Xhamisë, dhe dyshime për financimin e saj, duhet theksuar se ka pasur edhe protesta para disa ditësh që kanë qenë kundër hapësirës dhe mënyrës se si ky objekt po ndërtohet.