Qeveria sonte në seancë vendosi ta lërë në pezullim shitjen e “mercedesit” me vlerë prej 600.000 euro që e furnizoi Qeveria paraprake, me qëllim të sigurojë se askush nuk do ta përdorë këtë procedurë që të shmangë përgjegjësi në procesin gjyqësor ku ky automjet është dëshmi materiale. Për furnizimin e “mercedesit” PSP hapi lëndën “Tenk” që është në procedurë gjyqësore.

Zëdhënësi i Qeverisë Mile Boshnjakovski pas përfundimit të seancës së 57-të deklaroi se është ndaluar procedura për ndryshimin e Plnait për menaxhim me Parkun Kombëtar “Galiçica” dhe janë konfirmuar dhe implementuar rekomandimet e UNESKO-s me të cilat Ohri mbetet trashëgimi kulturore botërore.

“Përfundojnë punimet në autostradën Demir Kapi – Smokvicë. Ky aks nga autostrada do të lëshohet në përdorim pas 15 prillit”, tha Boshnjakovski.

Qeveria e formoi edhe Këshillin për ndjekjen e implementimit të gjyqësorit për periudhën 2017-2022.

“Me këtë trup kryeson kryeministri Zoran Zaev, ndërsa mes anëtarëve të këtij trupi nuk gjenden emrat e atyre të cilët 11 viteve të kaluara ishin pjesë e dukurive negative në gjyqësor”, shtoi Boshnjakovski.