Kishte ardhur me shumë bujë tek skuadra e Barcelonës, por tani ai e ka parë vetën në mesin e rezervistëve tek klubi i njohur spanjoll.

Fjala është për Ousmane Dembele, i cili erdhi tek skuadra lidere e La Ligës nga Borussia Dortmund, por që nuk ka mundur akoma të bëhet lojtar titullar nën urdhëratë e trajnerit Valverde.

E gjitha kjo sipasojë e një lëndimi që kishte pësuar talenti francez në fillim të sezonit.

Tani “Don Balon” shkruan që 20 vjeçari është i shqetësuar me interesimin e Barcelonës për sulmuesin francez Griezmann, dhe ai seriozisht është duke e shqyrtuar mundësin e kalimit tek skuadra angleze Arsenal.

Pra një gjë është e sigurt Dembele nuk dëshiron të jetë rezervistë në Barcelonë.